Hoxha: Siguria në veri mbetet e brishtë, gjatë 2023-ës dhanë dorëheqje 11 policë atje

Aktuale

Hoxha: Siguria në veri mbetet e brishtë, gjatë 2023-ës dhanë dorëheqje 11 policë atje

Më: 26 mars 2024 Në ora: 10:40 Përditësuar në ora: 11:34 më 26.03.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Kontratat për këpucë, çizme e uniformë të Policisë së Kosovës, drejtori Hoxha tregon detajet në Komision

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot ka raportuar në Komisionin parlamentar për Siguri lidhur kushtet e policëve e çështje tjera që ndërlidhen me institucionin e sigurisë.

Hoxha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka folur edhe lidhur me kushtet logjistike të policëve, duke njoftuar për kontratat për këpucët, çizmet e uniformat.

Ai tha se gjatë vitit që shkoi kanë punuar shumë në këtë drejtim në mënyrë që të kenë kontrata të mira që adresojnë çështjet e policisë.

Kemi arritur të kemi kontrata të mira që adresojnë disa prej çështjeve që janë përmendur në media dhe komision. Kemi kontratë për këpuca për Policinë e Kosovës për tri vitet e ardhshme… kemi kontratë për çizme të policisë dhe jemi në proces të nënshkrimit të kontratës për uniformë të zyrtarëve policorë të rendit publik”, tha Hoxha.

Drejtori i Policisë po ashtu bëri të ditur se një komisioni i veçantë është duke punuar në hartimin e specifikave dhe negocimit për uniformat operacionale të policisë, derisa tha se kanë pasur kontratë ku kanë blerë armë, pajisje e autoblinda të cilat i plotësojnë disa prej nevojave imediate.

Hoxha më tej përmendi edhe nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit me Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës që mundëson që policët të trajtohen me prioritet dhe nëse ndonjë polic ka nevojë për trajtim jashtë vendit t’i mundësohet një gjë e tillë.

E dimë që kjo nuk i zëvendëson sigurimet shëndetësore, por të paktën është një lëvizja para”, tha ai.

Hoxha: Siguria në veri mbetet e brishtë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se situata e përgjithshme e sigurisë në vend vlerësohet të jetë e qetë, megjithatë në pjesën veriore të vendit mbetet e brishtë.

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2023., Hoxha ka përmendur incidentet kriminale gjatë vitit të kaluar.

“Vlen të veçohen disa prej rasteve dhe incidenteve kriminale gjatë vitit 2023 si sulmi ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it, kidnapimi i tre zyrtarëve policorë, sulmi i 24 shtatorit në Banjskë”, tha ai.

Ai përmendi edhe disa prej veprave më të rënda kriminale gjatë vitit 2023. “Kemi pasur rritje nga 21 në 29 raste të vrasjeve. Dhuna në familje, fatmirësisht ka pasur ulje gjatë këtij viti prej 10.77%”, deklaroi Hoxha.

Ai ka theksuar se gjatë vitit 2023 janë zbatuar 73 urdhra operativ, teksa plane operative kanë qenë 1889.

Tek aksidentet me fatalitet, Hoxha tha se 96 sosh kanë qenë në vitin 2023. ”Numri i personave të vdekur në aksidente ka mbetur i njëjtë si vitin e kaluar 106″, shtoi ai.

Hoxha ka thënë tutje se në vitin 2023 në Drejtorinë Policore në veri kanë dhënë dorëheqje 11 zyrtarë policorë, ndërsa në vitin 2024 nuk ka dorëheqje në Policinë e Kosovës.

Drejtori i policisë, flet për situatën e sigurisë në vend

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se situata e përgjithshme e sigurisë në vend është e qetë, por në pjesën veriore vazhdon të mbetet e brishtë.

Teksa përmendi sulmin terrorist në Banjskë, shtoi se gjatë vitit të kaluar kanë menaxhuar mbi 500 protesta në veri.

Në paraqitjen e raportit të punës për vitin 2023, Hoxha para Komisionit për Çështje te Sigurisë theksoi se janë raportuar mbi 48 mijë raste pranë Policisë së Kosovës.

"Në vitin 2023 kemi pasur rritje të rasteve të vrasjeve, nga 21 në 29 raste të vrasjeve. Dhuna në familje, kemi pasur ulje gjatë këtij viti, nga 2 mijë e 757 në 2 mijë e 460. 79 për qind e rasteve të veprave penale", tha ai.

Tutje, para anëtarëve të Komisionit për Siguri, Hoxha u shpreh se gjatë vitit të kaluar janë shënuar 96 raste të aksidenteve në trafikun rrugor me fatalitet.

Drejtori i Policisë deklaroi se në vitin 2023 janë paraqitur 1094 kallëzime penale dhe janë goditur 23 grupe kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat