Musa: Provat e dorëzuara nga Serbia në Speciale mund të jenë të rrejshme

Aktuale

Musa: Provat e dorëzuara nga Serbia në Speciale mund të jenë të rrejshme

Më: 26 mars 2024 Në ora: 19:41
Skënder Musa

Skënder Musa, avokat i licencuar nga Gjykata Speciale, vlerëson se provat që i ka dorëzuar Serbia në Speciale, mund të jenë të rrejshme.

Musa mes tjerash theksoi se në shtetet demokratike dhe në bazë të legjislacionit të Kosovës, informacionet që i dorëzohen nga shërbime sekrete në gjykata nuk përdorën si prova por sipas tij si informacione.

“Mbrojtja e ka kryer detyrën në mënyrë profesionale dhe jashtëzakonisht mirë, sepse i ka evidentuar provat të cilat janë dorëzuar nga shërbimi sekret serb”, u shpreh Musa.

“Gjatë vlerësimit të provave, jam i bindur se trupi gjykues do të marrë parasysh, do ta vlerësojnë drejt se nuk mund të dorëzohen prova të dorëzuar nga Republika e Serbisë dhe institucionet e serbe, dhe sepse  të gjitha këto mund të jenë të fabrikuar të rrejshme, që kanë qëllimin e vetëm që Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ta paraqesin si një organizatë kriminale që ka kryer krime kundër të drejtës ndërkombëtare dhe civile, asnjëherë një gjë e tillë nuk ka ndodhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat