Haradinaj: Vjosa Osmani ka dështuar në ruajtjen e marrëdhënieve me Amerikën

Aktuale

Haradinaj: Vjosa Osmani ka dështuar në ruajtjen e marrëdhënieve me Amerikën

Më: 26 mars 2024 Në ora: 21:52
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dështuar në ruajtjen e marrëdhënieve me Amerikën.

“Nuk besoj që Vjosa Osmani i ka ruajtur marrëdhëniet me Amerikën, ka dështuar ti ruaj këto marrëdhënie, ajo i kishte ruajtur këto marrëdhënie sikur letrën e këtillë ajo të ia kishte dërguar Bidenit, pas komunikimit që ka pasur me presidentin Biden”, tha ai.

Rezultati është krejt kundër presidentja po nënshkruan letër të Kurtit”, tha mes tjerash kreu i AAK-së, në emisionin Rubikon.

“Presidentja kur ka dashtë me çu një propozim për Asociacionin sikurse që e ka thënë edhe në publik nuk ka arritur të marrë përkrahjen e Kurtit”, shtoi Haradinaj.

Javën e kaluar, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, përmes një letre, dërguar raportueses së Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis,  janë zotuar se do ta themelojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, pas anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat