Davenporti viziton Lajçakun në Bruksel për “pritshmëritë për muajt në vijim”

Aktuale

Davenporti viziton Lajçakun në Bruksel për “pritshmëritë për muajt në vijim”

Më: 27 mars 2024 Në ora: 10:39
Foto nga vendngjarja

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka qëndruar në Bruksel.

Ai është pritur nga emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ku kanë folur për situatën e fundit.

“Shumë i lumtur ta prisja Shefin e OSBE-së, Daveportin në Bruksel gjatë ditës së djeshme.

Folëm për zhvillimet e fundit në Kosovë, portofoliot tanë perspektivë dhe pritshmëritë tona për muajt në vijim”, ka shkruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat