Mediat serbe zbulojnë se kush votoi kundër propozimit për antarësimin e Kosovës në KiE

Aktuale

Mediat serbe zbulojnë se kush votoi kundër propozimit për antarësimin e Kosovës në KiE

Më: 27 mars 2024 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë në rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, raporton Sinjali.

Raporti u miratua me 31 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Siç ka njoftuar “Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës”, hapi tjetër do të jetë një debat plenar që pritet të mbahet deri më 18 prill dhe pastaj një votim nga e gjithë Asambleja për Opinionin statutor.

Ndërkaq mediat serbe raportojnë se kundër këtij propozimi që Republika e Kosovës të antarësohet në KiE ishin: Maja Vukuceviç nga Mali i Zi, përfaqësuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Snjezana Novakoviç, si dhe dy përfaqësuese të Serbisë – Biljana Pantiç Pilja dhe Dunja Simonovië Bratiç. Përfaqësuesja e Greqisë abstenoi.

Ndryshe, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, tha se ndër hapat të tjerë të rëndësishëm për trajtimin e Kosovës si shtet të barabartë me të gjitha shtetet e tjera, kërkon largimin e fusnotës, e cila që nga viti 2008 është përdorur gjithmonë kur është përmendur Kosova në Këshillin e Evropës.

“Raporti i aprovuar sot rekomandon që Kosova, bazuar në nenit 4 të Statutit të Këshillit të Evropës të ftohet si shtet (state), e jo si vend (country).” – ka shkruar Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat