Bogujevci tregon se kush votoi kundër Kosovës në KiE

Aktuale

Bogujevci tregon se kush votoi kundër Kosovës në KiE

Më: 27 mars 2024 Në ora: 18:06
Saranda Bogujevci

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, pas kalimit të raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregoi se përkundër përkrahjes së madhe nga deputetëtsot në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, 4 përfaqësues serb kanë qenë kundër këtij votimi.

Përmes një lidhjeje direkte nga Parisi, Bogujevci bëri të ditur se delegacioni i Serbisë ka qenë mjaft i ashpër, posaçërisht ndaj raportueses greke, Dora Bakoyannis, e cila ka prezantuar draft Opinionin e saj lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim

“Ka qenë një përkrahje shumë e madhe, kemi pasur 31 deputetë që kanë përkrahur raportin, 4 kanë qenë kundër, të gjithë përfaqësues serb, dy përfaqësuese nga Serbia, njëra serbe nga Mali i Zi dhe njëra serbe nga Bosnja, ka qenë një abstenim nga delegacioni i Greqisë, ndërsa pjesa tjetër të gjithë kanë qenë përkrahës. Ka qenë diskutim jo i lehtë, si zakonisht delegacioni i Serbisë është gjithë herë i ashpër, në këtë rast kishte shumë gjuhë të ashpër edhe ndaj Dora Bakoyannis. E rëndësishme është që kanë qenë të pajtimit në aspektin e raportit dhe e kemi pasur vetëm një kusht, e që i cili është përmbushur. Do të ecim tutje, tani e kemi procesin përfundimtar në prill”, deklaroi Bogujevci.

Sa i përket propozimeve shtesë, Bogujevci tregoi se gjatë diskutimit është përmendur çështja e Asociacionit dhe elemente tjera, përfshirë këtu edhe zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit.

Sa ka rrezik që në fazat e ardhshme t’I vendosen Kosovës kushte të reja për anëtarësim të plotë?

E pyetur se a ka rrezik që në fazat e ardhshme t’i vendosen Kosovës kushte të reja për anëtarësim të  plotë, nënkryetarja potencoi se janë duke punuar në vazhdimësi që të mos ndodhë një gjë e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat