Kurti bashkë me Rifat Jasharin përkujtojnë Masakrën e Izbicës

Aktuale

Kurti bashkë me Rifat Jasharin përkujtojnë Masakrën e Izbicës

Më: 28 mars 2024 Në ora: 13:23
Albin Kurti dhe Rifat Jashari

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në përkujtimin e 25 vjetorit të masakrës së Izbicës.

Ai në Izbicë është pritur nga vëllai i komandantit legjenar, Adem Jasharit, Rifati.

Të dy se bashku kanë bërë homazhe pranë varreve dhe lapidarit me emrat e personave të vrarë në këtë masakër nga ushtria paramilitare e Serbisë.

Image
Albin Kurti dhe Rifat Jashari

Më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë ndaj Kosovës.

Image
Albin Kurti dhe Rifat Jashari

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat