Sot mblidhen dy komisione në Kuvend

Aktuale

Sot mblidhen dy komisione në Kuvend

Më: 29 mars 2024 Në ora: 08:03
Kuvendi i Kosovës

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot.

Duke filluar nga ora 11:00,  komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bënë shqyrtimin e raportit vjetor financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022, shqyrtimin e raportit vjetor financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2022, shqyrtimin e raportit vjetor financiar i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2022.

Ndërkaq nga ora 13:00, komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal bënë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik si dhe shqyrtimin e rekomandimeve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe Komisionit për Mbikëqyrjen e financave publike lidhur me Raportin vjetor të KPM-së, për vitin 2022.

Komisionet mbahen në sallat e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat