Tahiri: Ditët në vijim do të iniciojmë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit

Aktuale

Tahiri: Ditët në vijim do të iniciojmë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit

Më: 29 mars 2024 Në ora: 12:24
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se ditët në vijim do të iniciojnë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit.

Sipas tij, afati i fundit për shpërndarjen e legjislaturës së tetë është fundi i muajit prill, kësisoj do të mundësohej që në muajin qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Tahiri shtoi se kryetari i PDK-së shumë shpejtë do të nis diskutimet edhe me partitë opozitare që vendi të shkojë në zgjedhje sa më shpejtë.

Këto komente Tahiri, i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat