Osmani kujton masakrën e Lybeniqit: Regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij

Aktuale

Osmani kujton masakrën e Lybeniqit: Regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij

Më: 1 prill 2024 Në ora: 10:23
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Lybeniqit në 25 vjetorin e saj.

Ajo është shprehur se regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, siç tha ajo, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq.

25- vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq. Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18 muajsh dhe Leonardin, 7 vjeçar”.

Është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën. Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, shkroi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat