Abazi: Çuditërisht vendimi i BQK-së u politizua, edhe nga ndërkombëtarët

Aktuale

Abazi: Çuditërisht vendimi i BQK-së u politizua, edhe nga ndërkombëtarët

Më: 1 prill 2024 Në ora: 17:55
Milazim Abazi

Me 4 prill, çështja e dinarit serb do të jetë temë diskutimi në Bruksel.

Por se ‘a ka marr kahje politike çështja e dinarit’, eksperti financiar Milazim Abazi ka thënë se ‘çuditërisht është politizuar, edhe nga faktori ndërkombëtar por edhe nga faktorët e brendshmë’.

“Që nga momentet e para është politizuar. Si një çshtje ligjore dhe profesionale siç ishte rregullorja e BQK-së për pengimin dhe pastrimin të parave dhe financimit të terroizmit si dhe ekonomisë informale.

Kjo çuditërisht u politizua jo vetëm nga faktori ndërkombëtar, por edhe nga brenda. Kjo ka qenë totalisht e panevojshme sepse rregullorja e BQK-së është në harmoni të plotë me marrëveshjen dhe stabilizim asocimit me BE-në”, është shprehur Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat