​Qeveria ndan 4 milionë euro për ndërtimin e shtëpive për komunitetet pakicë në veri

Aktuale

​Qeveria ndan 4 milionë euro për ndërtimin e shtëpive për komunitetet pakicë në veri

Më: 2 prill 2024 Në ora: 16:10
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve pakicë në katër komunat veriore. Ekzekutivi në mbledhjen e sotme miratoi Projektligjin për marrëveshjen kornizë ushtarake me Turqinë, ndërkaq i dha dritë të gjelbër udhëzimit administrativ për parandalimin dhe ndalimin e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti tha se familjet e komuniteteve pakicë që janë në gjendje të rëndë sociale në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan do t’iu subvencionohet qind për qind ndërtimi i shtëpive të reja.

Kurti: Do të subvencionohen qind për qind ndërtimi i shtëpive në veri

Pas thirrjes thirrjes publike të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për ndërtimin e shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që janë në gjendje të rëndë sociale me kushte të rënda banimi, ka kërkesë për ndarjen e mjeteve shtesë në vlerën e katër milionë eurove të cilat përdoren për subvencionimin qind për qind për ndërtimin e shtëpive për qytetarët tanë në katër komunat veriore”, tha Kurti.

Ndërkaq,ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se marrëveshja me Turqinë parasheh bashkëpunim në stërvitje dhe edukim ushtarak, industri të mbrojtjes dhe shkëmbim të inteligjencës ushtarake.

Maqedonci: Marrëveshja kornizë ushtarake me Turqinë parasheh bashkëpunim në stërvitje dhe edukim ushtarak

“Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin në këto fusha: Stërvitje dhe edukim ushtarak, industri të mbrojtjes, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake dhe operacione paqeruajtëse dhe humanitare”, theksoi ministri Ejupi.

Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tregoi në detaje se çka do të ndalohet si formë e rrezikshme e punës për fëmijët në Kosovë.

Haxhiu: Fëmijët ndalohet të punojnë gjatë orarit të natës

“Puna gjatë orarit të natës, prej orarit 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ngritja dhe bartja e peshave të rënda, po ashtu ngritja dhe bartja e vazhdueshme e peshave mbi 10 kg, por bën dallime tek djemtë dhe vajzat. Puna në thellësi në sipërfaqe të tokës, nën ujë dhe vende të mbyllura. Puna në lartësinë mbi 2 metra dhe ekspozimi ndaj temperaturave ekstreme të larta dhe ulëta”, theksoi ajo.

Krahas kësaj, qeveria miratoi edhe marrëveshjen ndërkombëtare me BERZh, në vlerë 20 milionë euro, në lidhje trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat