Eksperti i ekonomisë: Shqetësuese që bizneset vendore nuk po e shohin Kosovën si vend ku mund ta zhvillojnë aktivitetin

Aktuale

Eksperti i ekonomisë: Shqetësuese që bizneset vendore nuk po e shohin Kosovën si vend ku mund ta zhvillojnë aktivitetin

Më: 3 prill 2024 Në ora: 17:55
Ilustrim

Kryetari i Aleancës Kosovare të Binesit, Agim Shahini, ka deklaruar pak ditë më parë se për tre muaj në Kosovë janë shuar 400 biznese.Shahini tha se ky është një lajm i keq për Kosovën.

“Brenda 3 muajve janë mbyllur rreth 400 biznese dhe kjo është një lajm i keq për neve dhe tërë Kosovën sepse pavarësisht që janë hapur brenda këtij viti rreth 2800 biznese prapë janë më pak rreth 300 biznese në krahasim me vitin e kaluar që janë hapë. Bizneset realisht ato çka vet deklarojnë janë biznese të cilat supozohet që kanë pasur nga 1 deri 3 të punësuar dhe arsyet pse janë të mbyllura i japin disa siç është humbja e fuqisë në tregun konkurrues, e cila është mjaft e rëndësishme, konkurrenca jo e drejtë, mungesa e mbështetjes financiare me kushte të volitshme dhe këtu flitet për interesin bankar i cili është më i larti në Evropë, kjo e bënë që Kosova të jetë një nga vendet që ka interesin bankar më të lartin në Evropë dhe na bënë jokonkurrent”, tha Shahini.

Në lidhje me shuarjen e bizneseve ka folur eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.

Kadriaj tha se një ndër treguesit më të qartë që një vend nuk ka politika të mirfillta ekonomike është kur bizneset nuk kanë arsye për ta zhvilluar aktivitetin e tyre.Ai tha se në momentin që kemi shuarje të bizneseve kjo ndikon tek arka e shtetit.

“Nëse flasim si shtet që është i orientuar në ekonominë e tregut një ndër treguesit më të qartë që një vend nuk ka politika të mirfillta ekonomike është kur bizneset nuk shohin hapësirë dhe nuk kanë arsye për ta zhvilluar aktivitetin e tyre. Qeveria duhet t’i bëjë thirrje vetes për faktin që në mungesë të politikave të mirfillta ekonomike dhe në mungesë të mundësisë që bizneset të zhvillojnë aktivitetin e tyre, këtu po shihet dhe është treguesi më i qartë, për fat jo të mirë, që kemi një rritje të madhe të shuarjes së bizneseve. Në momentin që kemi shuarje të bizneseve kjo ndikon tek arka e shtetit sepse kemi më pak taska dhe tatime në arkën e shtetit kemi ulje të punësimit, rritje të pakënaqësisë dhe ulje të mirqënies së qytetarëve”.

Kadriaj tha se është shqetësuese që edhe bizneset vendore nuk po e shohin më Kosovën si vend ku mund ta zhvillojnë aktivitetin e tyre.

“Më shqetësuese është që edhe bizneset vendore nuk po e shohin më Kosovën si vend ku mund ta zhvillojnë aktivitetin e tyre biznesor dhe kjo duhet të jetë shqetësuese pë vetë institucionet tona. Por si duket institucionet tona kanë deklarime sikur Kosova është në ‘bum ekonomik’ por treguesit më të qartë janë s’e nuk kemi politika të mirfillta ekonomike. Në këtë rast treguesi më i mirë është që vetë mbyllja dhe falimentimi i bizneseve në këtë shifer kaq të lartë” tha Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat