Sveçla pas vizitës në veri: Po punojmë për sigurinë e vendit tonë në çdo cep të tij

Aktuale

Sveçla pas vizitës në veri: Po punojmë për sigurinë e vendit tonë në çdo cep të tij

Më: 3 prill 2024 Në ora: 21:57
Foto nga vizita

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vizitës së sotme në komunat veriore, ka theksuar se Qeveria po vazhdon të punojë për sigurinë e vendit në çdo cep.

Sveçla, teksa ka shprehur vlerësimin e tij për pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në detyrë, ka bërë thirrje për drejtësi në rastin e vrasjes së pjesëtarit të Policisë Afrim Bunjaku.

“Si Qeveri do të vazhdojmë që me të gjitha kapacitetet tona të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim. Po punojmë pa u ndalur për mirëqenie të qytetarëve tanë, për shërbime efikase ndaj tyre, për sigurinë e tyre e për sigurinë e vendit tonë në çdo cep të tij.

Në vijim të vizitës në veriun e vendit tonë ishim edhe në Banjskë të Zveçanit, në vendin e rënies së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Heroit Afrim Bunjaku. Drejtësia për vrasjen e tij dhe për organizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit është e pashmangshme dhe duhet të ndodhë sa më parë, në mënyrë që sulme të tilla të mos përsëriten më asnjëherë. Takuam edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës në pikë kontrollin në Bistricë, të cilët ofrojnë siguri për atë zonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat