Kurti: Familjet dukeshin të lumtura për shtëpitë e tyre të reja në lagjen Kroi i Vitakut

Aktuale

Kurti: Familjet dukeshin të lumtura për shtëpitë e tyre të reja në lagjen Kroi i Vitakut

Më: 3 prill 2024 Në ora: 22:46
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, gjatë vizitës në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar komunat e veriut Leposaviq, Banjskë të Zveçanit, Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut dhe në lagjen Kroi i Vitakut.

Pos këtyre vizitave, Kurti ishte edhe tek shtëpitë e reja që po ndërtohen në lagjen Kroi i Vitakut.

“Patëm takime dhe biseda me kryetarin Lulzim Hetemi, anëtarë të kuvendit komunal të komunës që ai drejton, policë në krye të detyrës në Banjskë, zyrtarë të Agjencisë për Regjistrimin Civil në Zubin Potok, dhe kryetarin Erden Atiqi në Mitrovicë të Veriut,” shkruan Kurti.

Sipas Kurtit data e sotme nuk ishte vetëm një ditë e zakontë.

“Sot nuk ishte ditë e zakontë. Në ditëlindjen e 45-të të Heroit të Kosovës, policit Enver Zymeri, përuruam lapidarin kushtuar atij, në vendin ku heroikisht ra në krye të detyrës më 26 korrik të vitit 2011. Përkrah meje ishte djali i tij, Sokoli, e përkrah lapidarit valon flamuri i Republikës.”

Ndërkaq, vizitë bëri edhe tek vendpunishtet e shtëpive të reja, ku sipas tij familjarët u shprehën të lumtur për ndërtimin e tyre.

“U ndalëm edhe në vendpunishtet e shtëpive të reja që po ndërtohen me mbështetjen e Qeverisë. Në lagjen Kroi i Vitakut, na mirëpritën pjesëtarë të familjes Avdyli, Istrefi e Behrami që dukeshin aq të ngazëllyer sa edhe shpreheshin të lumtur për shtëpitë e tyre të reja. Një ditë më parë ndamë edhe katër milionë euro shtesë për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq, dhe Zubin Potok për komunitetet joshumicë në komuna,” ka shkruar Kurti.

E për Kryeministrin “Qeverisja është shërbim pa dallim dhe pa privilegje. Republika është e të gjithë qytetarëve. Qeveria jonë është për të gjithë qytetarët.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat