​Haxhiu: Hyrja në Këshillin e Evropës i hap shumë rrugë Kosovës

Aktuale

​Haxhiu: Hyrja në Këshillin e Evropës i hap shumë rrugë Kosovës

Më: 4 prill 2024 Në ora: 14:36
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot adresimi i krimeve që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë janë prioritet i Qeverisë dhe se po punohet në zgjidhjen e këtij problemi përmes krijimit të institutit që do të merret me hulumtimin dhe dokumentimin e rasteve.

Ajo para mediave ka theksuar se Serbia vazhdon të mos i dorëzojë autorët e krimeve gjatë luftës ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Haxhiu: Serbia nuk po i dorëzon kriminelët e luftës

“Adresimi i krimeve që kanë ndodhur gjatë periudhës së luftës, ju e dini që ka qenë prioritet i Qeverisë. Në këtë drejtim më lejoni vetëm shkurtimisht t’i përmend disa prej veprimeve që i kemi ndërmarrë dhe në këtë rast siç e dini në vitin e kaluar ne kemi ngritur për herë të parë me ligj një institut që do të merret me hulumtimin dhe dokumentimin që kanë ndodhur gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Në anën tjetër kemi adresuar çështjen e gjykimit në mungesë të kriminelëve të luftës duke pasur parasysh faktin që Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës dhe në anën tjetër kemi adresuar strategjinë për drejtësinë transicionale, e cila është për momentin në vlerësim financiar nga Ministria e Financave dhe do të procedohet për votim në mbledhjen e Qeverisë, pra që adreson nevojat që kanë viktimat,” ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se e kanë në prioritet edhe padinë për gjenocid, ku kanë pasur disa takime në raport me këtë çështje me ekspert të profilizuar me krimin që ndërlidhet me gjenocidin, porse ajo nuk mund të jep më shumë informacione për këtë çështje për shkak të ndjeshmërisë së informacionit.

Haxhiu: Hyrja në Këshillin e Evropës na hap shumë rrugë

“Pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës ne na hapen shumë rrugë dhe bazuar në këtë do të vlerësojmë edhe veprimet që dalin pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do ta shfrytëzojmë si mekanizëm në kuptim të vendosjes së drejtësisë,” ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka folur edhe rreth mbrojtjes së viktimave të dhunës familjare për çka tha se do të punohet në këtë drejtim, edhe pse e pranoi se do të ketë shumë sfida, për të cilat tha se pret të tejkalohen me bashkëpunimin ndërinstitucional dhe me organizatat e shoqërisë civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat