Kurti te familja e Vasfije Krasniqi-Goodman: Sërish shpreha mirënjohje për guximin e saj

Aktuale

Kurti te familja e Vasfije Krasniqi-Goodman: Sërish shpreha mirënjohje për guximin e saj

Më: 4 prill 2024 Në ora: 23:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook, të enjten që këtë mbrëmje e ka kaluar te familja e  Vasfije Krasniqi Goodman, ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti ia ka shprehur sërish mirënjohjen për guximin e treguar dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës.

Kënaqësi e veçantë që këtë mbrëmje ta kaloj në familjen e Vasfije Krasniqi Goodman. Vasfijes ia shpreha sërish mirënjohjen më të thellë për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës.

Ritheksova mbështetjen e palëkundur për të gjitha të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Përkrahja e pakushtëzuar institucionale dhe shoqërore është e domosdoshme për të larguar heshtjen që mveshë këtë krim, këtë armë lufte të përdorur nga Serbia”, ka shkruar Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat