“Kjo është një maskaradë”, AAK lëshon sallën e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

“Kjo është një maskaradë”, AAK lëshon sallën e Kuvendit të Kosovës

Nga: Bota sot Më: 5 prill 2024 Në ora: 11:45 Përditësuar në ora: 12:38 më 05.04.2024
Kuvendi i Kosovës

Peci: Si rezultat i reformës dhe thjeshtësimit, ka fermerë që ka përfituar për herë të parë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se në periudhën e tri viteve të fundit numri i fermerëve dhe blegtorëve është në rritje në vend dhe se falë reformës dhe thjeshtësimit të aplikimit, ka fermerë që kanë përfituar për herë të parë.

Sipas tij, ministria i ka thjeshtësuar edhe procesin e aplikimit për subvencione dhe mënyrën e aplikimit por njëkohësisht sipas tij është janë ulur edhe shumë kritere.

Ai ka thënë se me Fondin Blegtoral në vitin 2025 në vend parashihet ti ketë mesatarisht diku 40 mijë litra qumësht të freskët me shumë se sa që ka aktualisht.

“Të dhënat që unë i posedoj në periudhën e tri viteve të fundit numri i fermerëve dhe blegtorëve  është në rritje nuk është ne rënie, përkundër trendit evropian dhe global që ka qenë një rënie rapide. Sa i përket çështjes së kritereve ne kemi thjeshtësuar edhe procesin dhe mënyrën e aplikimit por njëkohësisht kemi ulur edhe shumë kritere. Ta zëmë në rast se deri para një viti ka qenë kriter minimalisht për ferme 2 hektar tokë, tash është një hektar tokë, ose në rast se fermerët të cilët është dashtë që të jenë përfitues të mekanizmave bujqësor ose të pajisjeve ose ngritjes së stallave, në rast se ka qenë pragu minimal 15 krerë lopë tash është 5 krerë”.

“Me mundësinë edhe për Fondin Blegtoral që e kemi në dispozicion 5 milionë euro vlerë e cila është në proces të implementimit si synim dhe ambicie të ndryshojmë trendët negative të rënies së Fondit Blegtoral  e që besojmë që prej viti 2025 vetëm kjo pasi që unë po e përmendi tash Kosova prej viti 2025 e tutje parashihet t’i ketë mesatarisht diku 40 mijë litra qumësht të freskët me shumë se sa që ka aktualisht”, ka thënë ai.

Peci ka thënë se si rezultat i reformës dhe thjeshtësimit të procedurës për aplikim për subvencionim në dy vitet e fundit ka fermë që kanë përfituar për herë të parë.

“Janë tre fermerë të fundit që unë i kam vizituar muajin e fundit, dy prej tyre që i kanë 70 dhe 80 krerë lopë edhe një fermë i fundit nga Komuna e Obiliqit i cili që nga viti 2013 deri në vitin 2022 ka punuar prej 200-250 hektar, që të tre për herë të parë janë përfitues të subvencioneve në 2 vitet të fundit. Ta zëmë fermeri i fundit që ka mbjell 200-250 hektar në të kaluarën për shkak të burokracisë nuk ka mundur të gëzojë të drejtën e subvencionimit. Si rezultat i reformës dhe thjeshtësimit të procedurës në dy vitet e fundit është përfitues në vlerë afër 200 mijë euro”, ka thënë ai.

Opozita kritikon ekzekutivin për mungesë llogaridhëniejeje ndaj Kuvendit

Seanca e Kuvendit të Kosovës që në rend dite ka pasur vetëm pikën “pyetje parlamentare” ka nisur me vetëm një ministër, dhe 15 deputetë në sallë.

Përkundër insistimit të opozitës që seanca të mos fillojë, nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci e ka nisur atë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se ka një pyetje për ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu, i cili nuk ka qenë në sallën plenare. “Këtë pyetje e kemi dorëzuar me 4 dhjetor të vitit të kaluar dhe edhe në seancën e kaluar edhe në këtë seancë ministri Aliu nuk është këtu. Meqë ministri nuk është këtu unë nuk kam kujt t’ia bëj këtë pyetje”, është shprehur Qalaj.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se ka një pyetje për kryeministrin, Albin Kurti.

“Qe 6 muaj kjo pyetje është parashtruar për kryeministrin dhe nuk ka gjetur kohë me ardhë me u përgjigj. Gjashtë muaj”, është shprehur ajo.

E kolegu i saj nga partia, Besnik Tahiri, ka thënë se për seancën janë dërguar informacionet për kabinetin qeveritar.

“Është dërguar info për kabinetin qeveritar, këtu e kemi veç një ministër çka bëjmë këtu kjo është maskaradë. Kjo është injorim total i Qeverise ndaj Kuvendit. Ne menjëherë e lëshojmë. Nuk rrimë në. Le të dihet që Qeveria nuk i jep llogari këtij Kuvendi. Ne menjëherë e lëshojmë sallën”, ka thënë ai, para se deputetët e AAK-së ta lëshonin sallën.

Pas disa minutave në sallë, përveç ministrit të Bujqësisë, Faton Peci i cili ka qenë aty nga fillimi, kanë ardhur edhe ministri i Kulturës Hajrulla Çeku dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Hoti: Mungesa e kryeministrit dhe ministrave, është një maskaradë e llojit të vet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vazhdimi i seancës më mungesë të një numri të madh të ministrave dhe kryeministrit në seancën ku në rend ditë janë pyetjet parlamentare është një “maskaradë e llojit të vetë”.

“Kështu si po vazhdoni është një lloj maskarade e llojit të vetë, dy tre ministra i ke prezent ju shkoni pyetje pas pyetjeve.

Praktika parlamentare nuk ka kuptim kështu.

Nuk mundeni me vazhdu seancën, nëse si keni ministrat e shtyni seancën i shkruani vërejtje ministrave, ne e kemi ndarë kohën sot me i ba pyetjet sot ata nuk janë këtu dhe ju shtoni pyetje pas pyetjeve, nuk ka kuptim”, ka thënë ai.

Beqa: Mungesa e mazhorancës, rruga e duhur është të shkohet në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se duke parë mungesën e mazhorancës në Kuvend rruga e duhur është që të shkohet në zgjedhj.

Ai ka thënë se nuk duhet që të shkohet në pushim pa pasur një mocion për ta rrëzuar qeverinë.

“Nëse ju mundeni si kryesues me gjete kryeministrin unë mundem më bë pyetje po s’di ku me gjete kryeministrin. Kjo pamje e Kuvendit tregon më së miri që duhet me shku në zgjedhje. Kryesia e Kuvendit është dashtë me u koordinuar me shefat e grupeve jo me thirr një seancë të tillë ku vijnë 10-15 deputetë dhe një ministër ose dy. Po shihet që po degradohet institucioni që është tempulli i demokracisë, kur ministrat dhe kryeministri nuk respektojnë duhet të gjejmë një rrugë juridike që të shkojmë ne zgjedhje. Nuk duhet të shkojmë ne pushim të sezonit pranveror pa pasur një mocion për ta dërguar këtë Qeveri në shtëpi”, ka thënë ai.

Tahiri, qeverisë: Kjo është një maskaradë, kjo është totalisht injorim i kabinetit qeveritar ndaj institucionit të Kuvendit

Deputet e AAK-së e kanë lëshuar seancën e Kuvendit  në të cilin në rend dite kanë qenë pyetjet parlamentare.

Shefi i GP të AAK, Besnik Tahiri, pari kritika për qeverinë pasi në senacë nuk janë duke marr pjesë ministrat dhe kryeministri, përveq ministrit të Bujqësisë Faton Peci dhe ministrit të Kulturës, Hajrulla Ceku.

Ai tha se kjo sjellje e qeverisë është një maskaradë dhe  injorimi total i kabintetit qeverisë ndaj institucionit të Kuvendit.

“Kjo është një maskaradë, kjo është totalisht injorim i kabinetit qeveritar ndaj institucionit të Kuvendit dhe ne nuk duhet që të rrijmë asnjë këtu. Ne menjëherë si Alenncë e lëshojmë në mënyre demonstrative, le të dihet se qeveria nuk i jep llogari Kuvendit . Ne jemi ardhë dhe as një deputet, ne si Aleancë e lëshojmë menjëherë sallën”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat