Gashi: Objekti i përfshirë nga flakët në Çaglavicë, pa masa mbrojtëse ndaj zjarrit

Aktuale

Gashi: Objekti i përfshirë nga flakët në Çaglavicë, pa masa mbrojtëse ndaj zjarrit

Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:53
Malë Gashi

Komandanti i zjarrfikësve të Kosovës, Malë Gashi është deklaruar pas intervenimit për shuarjen e zjarrin në një objekt në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në Çaglavicë.

Gashi ka potencuar se objekti i djegur, nuk ka pasur fare masa mbrojtëse nga zjarri, ku njëkohësit ai ka bërë thirrje te të gjitha bizneset që të marrim masa mbrojtëse, ashtu siç rekomandohet me ligj.

“Vlen të ceket që gjithë këto investime që po bëhen në këto lloje të objekteve, të depove siç e kemi pasur rastin edhe te Parku i Biznesit në Drenas, fare nuk ka masa mbrojtëse nga zjarri. Ju bëj apel të gjitha bizneseve që po investojnë me mijëra euro në materiale çfarë do qofshin ato, të marrin masa ashtu siç rekomandohet me ligje e rregullore” është shprehur ai.

Ndërkohë ai ka thënë se sapo kanë marr informatën kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes, por që zjarri kishte qenë në një fazë të zhvillimit tepër të lartë dhe gjasat kanë qenë të vogla për ta parandaluar.

Gashi ka njoftuar se dëmet materiale janë evidente, ndërsa persona të lënduar nuk ka.

“Menjëherë ekipet kanë dalë në vend të ngjarjes. Por, fatkeqësisht siç e shihni kjo është depo me pajisje mjekësore dhe sigurisht që ka edhe pajisje mjekësore për të cilat ne nuk e dimë çfarë lënde është(…)Kur ka ardhur ekipi në vend të ngjarjes zjarri ka qenë në një fazë të zhvillimit tepër të lartë të zjarrit dhe gjasat kanë qenë të vogla për me arrit me parandaluar zjarrin. Dëmet janë evidente, ato nuk mund t’i sanojmë ne si zjarrfikës”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat