Ndahen grantet për përfituesit nga Programi i Vetëpunësimit

Aktuale

Ndahen grantet për përfituesit nga Programi i Vetëpunësimit

Më: 5 prill 2024 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Sot është mbajtur ceremonia e ndarjes së granteve për përfituesit nga Programi i Vetëpunësimit zbatuar nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.

Me këtë rast, ministri i Financave Hekuran Murati tha se po realizojnë premtimin që secili i ri ta ketë punën e parë të garantuar nga shteti.

"Në fillim të mandatit patëm premtuar që secili i ri do ta ketë punën e parë të garantuar nga shteti dhe këtë premtim patëm nisur për ta realizuar përmes platformës Superpuna. Masa e vetëpunësimit përbëhet nga trajnimi, mbështetja financiare si dhe mentorimi. Nga 175 të rinj dhe të reja ne kemi zgjedhur më të mirët. Sot kemi prezent ideatorët e planeve fituese të cilëve po ju ofrojmë mbështetje financiare dhe mentorim për muajt e parë të biznesit", tha ai.

Kurse Jehona Rexha, drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, tha se kjo ceremoni shënon jo vetëm një moment krenarie, por edhe një hapë të madh para për përfituesit e granteve.

“Qeveria e bëri këtë thirrje për një numër të pakufizuar për të nxitur ndërmarrësit në mesin e të rinjve dhe të rejave. Ne jemi fokusuar në mbështetjen e bizneseve që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat