Tahiri: Po presim ndryshimin e ligjeve për ta hapur një fabrikë të prodhimi të armëve “made in Kosova”

Aktuale

Tahiri: Po presim ndryshimin e ligjeve për ta hapur një fabrikë të prodhimi të armëve “made in Kosova”

Më: 5 prill 2024 Në ora: 14:43
Eksperti i armëve, Ridvan Tahiri

Eksperti i armëve, Ridvan Tahiri, ka folur për iniciativën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për prodhimin e armëve “made in Albania”.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Tahiri tha se kjo është një iniciativë e mirë dhe se për një fabrikë të tillë ka menduar edhe vet ai që ta hap në Kosovë, por se po presin ndryshimin e disa ligjeve.

“Kemi menduar që të prodhojmë armë të gjata “made in Kosova”, por tash ta shohim se sa e lejon ligji i Kosovës. Jemi në bisedime me fabrika të ndryshme nga Turqia dhe shtete të tjera që ta bëjmë një bashkëpunim për lëndën e parë, por gjithsesi presim nga ligjet se a do të ndryshojnë apo jo”, tha Tahiri.

Tutje, Tahiri shprehu interesimin edhe për hapjen e ndonjë fabrike me kapacitet më të vogël për mbushjen e municionit të kalibrave të ndryshëm por tha se “ende s’kemi hasur në ndonjë kompani serioze që i shet këto makineri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat