Islami:BE e SHBA ta ndëshkojnë Serbinë për destruktivitetin ndaj Kosovës

Aktuale

Islami:BE e SHBA ta ndëshkojnë Serbinë për destruktivitetin ndaj Kosovës

Më: 5 prill 2024 Në ora: 20:16
Avni Islami.

“Bashkimi Evropian ende nuk po konsideron se Serbia ka shkelur Marrëveshjen me Kosovën edhe pas lobimit për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”. Kështu deklaroi në “InfoPlus”, në RTK profesori Avni Islami.

Ai tha se BE është duke përkëdhelur Serbinë, teksa shtoi se është koha dhe moment që BE dhe SHBA ta ndëshkojnë atë për destruktivitetin e saj ndaj Kosovës, sepse shtoi ai, ky regjim njeh gjuhën e forcës dhe nuk është e interesuar që në fund të arrihet pajtimi në mes të dy shteteve dhe dy popujve, e cila arrihet duke njohur shtetësinë e Kosovës.

“Serbia nuk është e interesuar t’i rregullojë raportet mes Kosovës e Serbisë. Ajo është e interesuar që ta aneksojë veriun e Kosovës,”, tha Islami.

Ai, lidhur me këtë ide, shtoi se Serbia është e gatshme t’i sakrifikojë edhe serbët lokalë për ta arritur qëllimin e  saj.

Islami, tutje, shtoi se pavarësisht angazhimit të Serbisë për ta penguar anëtarësimin në KiE, Kosova do të jetë anëtare e KiE-së, sepse shtetet anëtare në këtë organizatë janë të vendosura për ta pranuar Kosovën si anëtare të barabartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat