Sa kushton të jetosh në konvikt?
Studentët në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor paguajnë shuma të ndryshme për konvikte.
DW ka mbledhur të dhëna nga kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor për tarifat mujore të studentëve. Sipas këtyre të dhënave, studentët në Prishtinë paguajnë më së liri, apo 20 euro.
Në Tiranë tarifa mujore për konvikte është 48 euro, në Shkup 59 euro e në Podgoricë 45 euro.
Tarifa më e lartë është në Beograd dhe Sarajevë.
Të jetosh për një muaj në konvikt në Beograd kushton 110 euro, derisa në Sarajevë 109 euro.