“Na e thave shpirtin”, gruaja e 40-vjeçarit nga Kosova që vdiq nga aksidenti në Itali me postim prekës

Aktuale

“Na e thave shpirtin”, gruaja e 40-vjeçarit nga Kosova që vdiq nga aksidenti në Itali me postim prekës

Më: 7 prill 2024 Në ora: 08:32
Hysni Qestaj dhe gruaja e tij, Dafina Qestaj

Hysni Qestaj, rreth 40-vjeçar, nga kantoni Vaud i Zvicrës vdiq tragjikisht në një aksident të rëndë me Ferrari të dielën në Italinë veriore.

Vetura u copëtua, copat u shpërndanë dhe flakë e madhe u pa. Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Zjarrfikësve iu desh mjaft mund që ta nxirrnin shqiptarin e vdekur nga vetura.

Pas këtij lajmi tragjik, ka reaguar bashkëshortja e tij, Dafina Qestaj, ku ka bërë një postim prekës.

“Qysh me jetu pa ty bre jeta jem.

“Na thave shpirtin e na e ndale diellin, po njerëzit e mirë nuk jetojnë gjatë në këtë botë. Ishe aq i mirë, i drejtë dhe i dashur sa Zoti të mori pranë vetes. Po më mbajnë gjallë kujtimet e bukura që i kaluam dhe dashuria që ndamë për gati dy dekada. Pusho në parajsë, aty ku e ke vendin, të deshëm, të duam dhe do të duam përgjithmonë, unë dhe dy engjujt tonë që i le kaq herët”, ka shkruar ajo në Facebook.

Mediumi zviceran, Blick shkroi se 40-vjeçari të shtunën e kaluar në mbrëmje – vetëm disa orë para vdekjes – ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës më pas ishte nisur për në Itali me Ferrari.

Blick po ashtu shkroi se në aksident ka vdekur edhe një person tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat