​Bizneset e gastronomisë në depresion ekonomik, kërkojnë ndihmën e Qeverisë

Aktuale

​Bizneset e gastronomisë në depresion ekonomik, kërkojnë ndihmën e Qeverisë

Më: 7 prill 2024 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

07/04/2024 10:16

​Bizneset e gastronomisë në depresion ekonomik, kërkojnë ndihmën e Qeverisë

Që nga liberalizimi i vizave gjendja në sektorin e gastronomisë nuk është e njëjta siç ka qenë më parë. Bizneset tashmë po përballen me mungesë të punëtorëve dhe mungesë aktiviteti në lokalet e tyre. E vazhdimësia e këtyre dy problemeve, po ndikon edhe në mbylljen e bizneseve.



 

Që nga liberalizimi i vizave gjendja në sektorin e gastronomisë nuk është e njëjta siç ka qenë më parë. Bizneset tashmë po përballen me mungesë të punëtorëve dhe mungesë aktiviteti në lokalet e tyre. E vazhdimësia e këtyre dy problemeve, po ndikon edhe në mbylljen e bizneseve.

Pronaret e disa nga bizneset e frekuentuara në Prishtinë, kanë theksuar se nga janari i këtij viti, shumë punëtorë kanë lënë punën dhe se zëvendësimi i tyre është shumë i vështirë.

Po ashtu, edhe ekonomistët këtë situatë me migrimin e punëtorëve të gastronomisë po e konsiderojnë shqetësuese. Sipas tyre, Qeveria duhet t’i ndihmojë bizneset me subvencione, sepse ato e kanë shumë të vështirë t’i menaxhojnë këto situata.

Adenis Kastrati i cili menaxhon njërin nga restaurantet në Prishtinë , për KosovaPress, ka treguar se ka mungesë të punëtorëve dhe se ka hapur konkursin për punëtorë por se nuk ka të interesuar. Sipas tij, të gjithë kanë shkuar jashtë Kosovës dhe po tentojnë të futen në tregun e Evropës.

Kastrati: Në biznesin tim kam mungesë të punëtorëve, por nuk ka të interesuar

“Mungesë të punëtorëve ka pasur, sidomos edhe tash kam problem me punëtorë sepse kanë shkuar të gjithë, për momentin është gjendja e mirë po me kohën të shohim, do të marrim punëtorë dhe konkursin e kam publikuar, por nuk dëshirojnë të vijnë me punuar. Mungesa e stafit është.....Pagat e vogla për këtë arsyeje. Në lokalin tonë jemi tre punëtorë, po kemi nevojë për punëtorë, na duhen edhe katër punëtorë, këtu mbajmë edhe ahengje, duhet punëtorë edhe për ahengje, kështu që më duhet dy shankista dhe dy kamerierë, vështirë me i gjetë. Arsyeja është te punëtorët, nuk ka punëtorë, kanë shkuar jashtë vendit”, tha Istrefi

Edhe Yll Dervishaj që është pjesë e një biznesi të gastronomisë në kryeqytet, thotë se nëse vazhdon ritmi i migrimit të punëtorëve të gastronomisë, vera e ardhshme për bizneset nuk do të jetë edhe aq e mirë.

Dervishaj u ka bërë thirrje edhe qeverisë që të ndërmarrë masa për të ndihmuar këto biznese.

Dervishaj: I bëj thirrje qeverisë që të ndihmojë bizneset në prag të mbylljes

“Sidomos në “Zone Club” nuk kam vërejtur shumë por besoj që gjatë sezonës do të vërehet sepse punëtorët atë kohë do të shfrytëzojnë me shkuar me punuar atje jashtë Kosovës. Normal që po, nuk e di sa munden me shfrytëzuar edhe ata me punuar jashtë vendit, por besoj që nuk kanë me shkaur edhe shumë, sepse çdo biznes do të risin rrogat për me i mbajt punëtorët. Janë mbyllur për shkak se ka një krizë të pandemisë, kriza tjera, kështu që për këtë arsyeje janë mbyllur. Bizneset më serioze mendoj që din me menaxhuar këtë pjesë, të shohim se çka po ndodhë...Qeveria nuk ka ndihmuar, sidomos gastronominë fare deri tash, të shohim ndoshta marrin masa. Atyre duhet me i’u bërë thirrje të gjithë bizneset të gastronomisë por nuk e di sa e marrin seriozisht", tha Dervishaj

Ndërkaq, Flamur Ismajli, menaxher i njërit nga restorantet në qendër të Prishtinës, thekson se ndihmesa e qeverisë për bizneset të cilat janë në prag të mbylljes do të ishte vendimi më i duhur.

Smajli: Qeveria të ndihmojë bizneset me subvencione

“Mirë kishte me qenë me subvencionuar bizneset qeveria shkaku që mos me u mbyll bizneset, mos me falimentuar dhe ajo kishte me qenë një ndihmesë e mirë për ata. Në një kohë krize dimri me kaluar, se verës e dijmë se kur vjen diaspora ka qarkullim të madh, po ia dalim, por dimrit me pas një subvencion, sidomos për bizneset që janë në prag të falimentimit, si për ndonjë rrogë të punëtorëve, si për biznese kishte me qenë diçka e mirë", tha Smajli.

Se qeveria duhet të nis një mbështetje financiare për bizneset, e thotë edhe kryetari Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili thekson se qeveria tashmë për shtatë vite nuk ka ndihmuar asnjë biznes.

Rafuna: Qeveria për shtatë vite nuk ka ndihmuar për asnjë gjë bizneset

“Duhet një pako kualitative, sepse për një kohë të gjatë qeveria nuk ka marrë asnjë iniciativë për të ndihmuar bizneset. Në përjashtim vetëm shumën e mjeteve në emër të një shtese që e ka ndarë kohë pas kohë, për një muaj dy apo tre, por një masë fiskale. Është viti i shtatë që nuk është bërë asnjë masë fiskale, kemi dhe ligje që duhet të bëhen me ndryshim plotësimi, për shkak se kanë ndryshuar rrethanat politike, ekonomike, sociale, jo vetëm në Kosovë por edhe në tregun e Bashkimit Evropian dhe atij rajonal", tha Rafuna.

Edhe Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, thotë për KosovaPress, se gjendja e bizneseve në Kosovë është në depresion ekonomik.

Ai tha se duhet të menaxhohen bizneset të cilat janë në prag të mbylljes dhe se qeveria duhet të subvencionojë me paga të punëtorëve.

Vranica: Gjendja e bizneseve në Kosovë është në depresion ekonomik

“Gjendja e bizneseve që nga liberalizimi, normal është përkeqësuar është një masë e hershme dhe normal edhe për qytetarët Republikës së Kosovës, sido që të ishin kushtet dhe nëse do të ishin shumë ideale, prapë do të kishte problem, sepse njerëzit do të provojnë mundësi më të mirë. Ka ndikuar edhe pjesa e inflacionit, ngritja e çmimeve, tash edhe problemet me punëtorë që i bie në reduktimin e bizneseve të mëdha, po ashtu edhe në mbylljen dhe reduktimin e bizneseve. Kjo situatë, në depresion ekonomik dhe depresion shoqëror, edhe në jetën e natës. Kemi parë që ka pas lokale të cilat janë mbyllur, prandaj duhet t’i shohim të gjitha mundësit se si të menaxhohen. Shteti duhet me paraparë dëmet përmes subvencioneve, duke i stimuluar punëtorët sepse grantet 1% janë të dedikuara për biznese të mesme dhe të vogla që i bie 39 milionë dhe ajo është e papërfillshme”, tha Vranica.

Ndërkaq, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, kanë treguar se nga periudha janar-mars 2024, janë mbyllur 40 biznese të gastronomisë dhe se të gjitha kanë qenë shuarje në mënyrë vullnetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat