Ish-ambasadori Berisha: E komplimentoj Kurtin për vizitën në veri, po ecë me hapa të matur për ta shtrirë sovranitetin

Aktuale

Ish-ambasadori Berisha: E komplimentoj Kurtin për vizitën në veri, po ecë me hapa të matur për ta shtrirë sovranitetin

Më: 8 prill 2024 Në ora: 22:09
Albin Kurti

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britani të Madhe, Mal Berisha e ka komplimentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në veri të vendit ditë më parë.

Berisha tha se kjo vizitë e Kurtit ka qenë e domosdoshme edhe nëse siç tha ai, nuk ka pasur mundësi të takojë popullsinë joshqiptare atje.

“Kryeministri Kurti duhet vlerësuar, komplimemtu, për atë që bëri një vizitë në atë zonë atje. Dhe unë si një  shqiptar që kam jetu këtu mendoj që ajo vizitë është e domosdoshme edhe nëse ai nuk ka patur mundësi të takojë edhe popullsinë joshqiptare serbe atje. Për shkak se Kosova ka emblemën e vetme në të gjitha shtetet e botës ku njihet si një vend i cili aplikon diskriminim pozitiv ndaj pakicave. Ky është një term që nuk e kam hasë askund tjetër në historinë e vendeve tjera dhe natyrisht që të drejtat që gëzojnë serbët në Republikën e Kosovës janë krejtësisht dispropocionale në kuptimin pozitiv të fjalës, me atë çfarë popullsia shqiptarë gëzon në territorin e shtetit fqinj, që është Serbia. Në këtë aspekt unë e komplimentoj”, tha Berisha.

Më tej, ish-ambasadori tha se Qeveria e Kosovës po ndërmerr hapa shumë të matur duhet shtrirë sovranitetin dhe integritetin territorial në atë pjesë.

“Unë kur kam fillu punën atje në vitin 2000 ka qenë një situatë e zymtë një vend me shkatërrime nga paslufta ne punonim në Gjykatën e Mitrovicës ku çdo ditë merreshim me çështje që kishin të bënin e barbarizma, vrasje… deri te masakra e rrugës së Kovaçëve, që është një ndër shenjat më të zeza të historisë së asaj lufte. Ishte zonë lufte, natyrisht që sot ajo nuk është ashtu. Politika që po ndjekë Qeveria e sotme e Kosovës natyrisht me hapa shumë të matur, por do ta shtrijë pushtetin e vet, integritetin territorial në Mitrovicë që nuk është e lehtë do shumë vendosmëri, do shumë mençuri, do shumë maturi natyrisht. Dhe mendoj se është më mirë situata “, shtoi ai në tëvë1.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti pas vizitës në 4 komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe kishte thënë se e ardhmja e vendit është e drejtë dhe se bashku duhet punuar për një të ardhme më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat