Serbia gati të blejë aeroplanë luftarakë francezë/ Pozhari: Ja si e arsyeton Macron me gënjeshtrën e stërpërsëritur!

Aktuale

Serbia gati të blejë aeroplanë luftarakë francezë/ Pozhari: Ja si e arsyeton Macron me gënjeshtrën e stërpërsëritur!

Nga: A.SH Më: 9 prill 2024 Në ora: 16:20
Foto nga takimi

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas takimit që kishte Vuçiqi me presidentin francez, Macron.

Ai ka thënë se Serbia është arër për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francezë, “Rafale”, dhe këtë Macron e ka arsyetuar duke thënë se Serbia po ndryshon kahje.

Postimi i plotë:

Serbia është afër nënshkrimit të marrëveshjes për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francezë, “Rafale”, në vlerë të rreth 3 miliardë eurove.

Presidenti francez, Makron, këtë e ka arsyetuar me gënjeshtrën e stërpërsëritur - Serbia po ndryshon kahje!

Një ditë Makron s'do të jetë president! Por, Serbia do t'i ketë në dispozicion aeroplanët ushtarakë që do t'i përdorë pa hezitim për "ta ndërtuar paqen". Siç e ndërtoi me qindra mijëra viktima në 3 luftërat e përgjakshme të shekullit të kaluar!

"Ne vetëm po presim momentin e duhur...", pati deklaruar jo shumë kohë më parë Vuçiqi. Ndërsa, Franca po ia jep edhe mjetet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat