AP: Kritikët e perëndimit thonë se shitja e avionëve francezë mund ta inkurajojë Vuçiqin të ndërhyjë në Kosovë

Aktuale

AP: Kritikët e perëndimit thonë se shitja e avionëve francezë mund ta inkurajojë Vuçiqin të ndërhyjë në Kosovë

Më: 9 prill 2024 Në ora: 16:36
Foto nga takimi

Serbia është afër nënshkrimit të një kontrate për blerjen e 12 avionëve luftarakë francezë Rafale. Kështu njoftoi sot presidenti serb, pas takimit me presidentn e Francës, Emmanuel Macron. Associated Press ka raportuar se ky hap do të shënonte një largim nga furnizuesi tradicional ushtarak i Serbisë, Rusia.

Kritikët e armatosjes perëndimore të Serbisë thonë se shitja e avionëve të sofistikuar francezë mund ta inkurajojë Vuçiqin që ndoshta të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë

“Udhëheqësi populist serb ka bërë disa kërcënime të tilla të fshehta gjatë muajve të fundit”, shkruan AP.

Gjatë vizitë së tij në Francë, Vuçiq tha se ka pasur një bisedë shumë të mirë me Macron të hënën në mbrëmje, e cila ka zgjatur më shumë se tre orë dhe se “kanë arritur marrëveshje konkrete për blerjen e avionëve luftarakë Rafale”.

Ai tha se kontratat do të nënshkruheshin në dy muajt e ardhshëm në prani të Macron, duke shtuar se blerja e avionëve të sofistikuar do të zgjeronte në mënyrë drastike bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve.

Detajet financiare të marrëveshjes së mundshme nuk janë bërë të ditura, por mediat pro-qeveritare serbe vlerësojnë vlerën e kontratës në rreth tre miliardë euro (3.2 miliardë dollarë) për të gjithë paketën.

Serbia ka menduar për blerjen e avionëve të rinj Rafale për më shumë se dy vjet që kur rivalja fqinje në Ballkan, Kroacia bleu 12 avionë luftarakë të përdorur të të njëjtit lloj për rreth një miliard euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat