Gjermania e ‘forcon’ FSK-në me automjete të reja

Aktuale

Gjermania e ‘forcon’ FSK-në me automjete të reja

Më: 11 prill 2024 Në ora: 07:14 Përditësuar në ora: 12:05 më 11.04.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rohde i shpërndan çelësat, me Mehajn hipin në njërin prej kamionëve që Gjermania ia dhuroi Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës u pajis edhe me 5 kamionë ushtarakë, një donacion i Gjermanisë prej 2.7 milionë euro, që u pranua me një ceremoni të mbajtur sot në kazermën “Adem Jashari”.

Pas fjalëve që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde i mbajtën, ata hipën në njërin prej kamionëve ushtarak.

Fillimisht, Rohde ua shpërndau çelësat ushtarëve që ishin renditur përpara 5 kamionëve të dhuruar nga Gjermania. Më pas, bashkë me Mehajn hipën në njërin prej tyre.

Në ceremoni morën pjesë edhe ushtarë gjermanë, ndërsa në fund u shkrep një fotografi e përbashkët.

Ambasadori gjerman: Sot lidhja mes Gjermanisë dhe Kosovës është më afër një hap

Në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit ne vlerë 2.7 milionë euro të automjeteve Rheinmetall, nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi se vlera e këtij donacioni është 2.7 milionë euro.

“Është kënaqësi dhe nder i veqantë që sot të pranoj donacionin e radhës më vlerë2.7 milionë euro. Rol të rëndësishëm ka partneri ynë, andaj jemi shumë mirënjohës, në vazhdën e 3 milionë e 800 mijë euro. Falënderoj ambasadorin për kontributin dhe sigurisht ky bashkëpunim do vazhdojë tutje me qëllim për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në vend e rajon”, ka thënë Maqedonci.

Ndërkaq ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde theksoi edhe një herë raportin mes dy shteteve Kosovë-Gjermani, duke theksuar bashkëpunimet milionëshe në fushën e sigurisë.

“Mendoj që dua ta theksoj raportin e shkëlqyer mes Gjermanisë dhe Kosovës. Jam shumë i kënaqur të jem sot këtu gjatë donacioneve në vlerë milionëshe. E falënderoj ministrin Maqedonci për pjesëmarrjen në këtë ceremoni”, ka thënë ambasadori Rohde.

Rhode së bashku me ministrin Maqedonci dorërzoi çelësat e 5 furgonëve ushtarak.

Që të dy bashkë panë nga brenda edhe një prej tyre.

Ambasadori gjerman me këtë rast tha se sot lidhja mes Gjermanisë dhe Kosovës është më afër një hap.

“Sot lidhja mes Gjermanisë dhe Kosovës është më afër një hap, kjo po bëhet përmes zyrtarëve tanë siç janë atashetë, jam shumë i kënaqur të jem sot në këtë dhënie të donacionit të pesë kamionëve, e di që ky projekt ka filluar që ka viti 2022 me ministrin Mehaj dhe grupin përfaqësues. Kjo është një ndihmë për transport, domethënë tashmë i kemi gjithsej 15 kamionë”, tha ambasadori gjerman.

Maqedonci: Vlera e automjete ushtarake nga Gjermania është 2,7 milionë euro

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar donacion nga Gjermania të automjeteve ushtarake "Rheinmetall", në vlerë prej 2,7 milionë euro.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të çelësave të këtyre automjeteve kanë marrë pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ministri Maqedonci tha se vlera e këtyre kamionëve është 2,7 milionë euro.

"2,7 milionë euro të pranuara janë në vazhdën e donacioneve qe pranuam vitin e kaluar. Mbështetja me automjete ushtarake është njëra nga fushat që Gjermania kontribuon në fushën e mbrojtjen së Kosovës", tha ai.

Gjermania e ‘forcon’ FSK-në me automjete të reja

Gjermania i ka dhuruar një sërë automjete ushtarake Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ky donacion paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës dhe ndihmon në përmirësimin e aftësive operative të FSK-së.

Kjo demonstron partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ceremonia e pranim-dorëzimit u mbajt në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Gjermania sot i dhuron automjete FSK-së

Sot në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me automjete nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 10:30.

Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ndërkohë, në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren, të enjten, më 11 prill, duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas.

“Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përfaqësues të EUCOM-it, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat