U arrestua nga policia e Kosovës, Rron Gjinovci lirohet dhe jep detaje për ngjarjen

Aktuale

U arrestua nga policia e Kosovës, Rron Gjinovci lirohet dhe jep detaje për ngjarjen

Më: 11 prill 2024 Në ora: 15:26 Përditësuar në ora: 16:02 më 11.04.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Lirohet Rron Gjinovci: Unë s’kom kurgjo me thanë, kanë folë studentet dhe aktivistet boll

Aktivisti Rron Gjinovci, i cili u arrestua sot gjatë protestës para Rektoratit të Universititit të Prishtinës, ka njoftuar se është liruar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjinovci ka thënë se është koha të dëgjohen storiet e studenteve dhe aktivistëve.

Të dashtun, jom liru, jom tu shku në zyre. Unë s’kom kurgjo me thanë, kanë folë studentet dhe aktivistet boll, ndëgjojini ato. Është koha me i ndëgju storjet e studenteve dhe kërkesat e aktivisteve që po e organizojnë protestën, e na tjert me u solidarizu me to”, ka shkruar Gjinovci.

Ndryshe, studentë e aktivistë bashkë të prirë nga Lëvizja Feministe Studentore, kanë protestuar të mërkurën para Rektoratit të UP-së duke kërkuar shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi.

Arrestohet Rron Gjinovci

Studentë e aktivistë bashkë të prirë nga Lëvizja Feministe Studentore, kanë protestuar të mërkurën para Rektoratit të UP-së duke kërkuar shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi.

Pas protestës disa orëshe, policia ka shpërndarë me forcë aktivistët e mbledhur.

Gjatë shpërndarjes është arrestuar edhe drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat