VV publikon parashikimin e Bankës Botërore për rritjen ekonomike: Ja ku renditet Kosova

Aktuale

VV publikon parashikimin e Bankës Botërore për rritjen ekonomike: Ja ku renditet Kosova

Më: 11 prill 2024 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas raportit të Bankës Botërore lidhur me rritjen ekonomike, ku parashikohet që Kosova pritet të ketë rritje ekonomike prej 3.7 përqind këtë vit dhe prej 3.9 përqind në vitin 2025.

Në faqen zyrtare, VV ka publikuar këto të dhëna, derisa ka theksuar se Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova me rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024 dhe 2025, thotë raporti dyvjeçar i Bankës Botërore që u publikua sot.”, thuhet në postim.

Ndryshe, Banka Botërore ka parashikuar në një raport të enjten rritje ekonomike prej 3.2 për qind këtë vit dhe prej 3.5 për qind në vitin 2025 në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në raportin e saj vjetor për Kosovën, Shqipërinë, Bonjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, Banka Botërore e ngriti parashikimin e rritjes për vitin 2024 për 0.2 për qind krahasuar me raportet paraprake, duke u bazuar në optimizmin se rajoni i ka tejkaluar krizat prej pandemisë së COVID-19.

Banka Botërore e paralajmëroi rajonin se i duhet patjetër t’i zbarojë një sërë reformash për ta ngushtuar hendekun me zhvillimit me Bashkimin Evropian.

“Plani i ri i bllokut për rritje për Ballkanin Perëndimor paraqet një mundësi për ta stimuluar zhvillimin e ekonomik përmes reformave dhe investimeve, posaçërisht në ekonominë e gjelbër”, tha Xiaoqing Yu, drejtori i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Xiaoqing po i referohej planit prej 6 miliardë euro të BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Plani u paraqit në nëntor të vitit 2023, dhe parasheh që dy miliardë euro të jenë fonde të pakthyeshme, ndërsa katër miliardët tjerë të jepen në formën e kredive të volitshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat