Pas ankesave jep dorëheqje Berat Rukiqi

Aktuale

Pas ankesave jep dorëheqje Berat Rukiqi

Më: 11 prill 2024 Në ora: 21:07
Berat Rukiqi

Asistenti Berat Rukiqi ka njoftuar Dekanin e Fakultetit dhe Rektorin se ka dhënë dorëheqje nga funksioni që mban në Universitetin e Prishtinës.

Kështu ka njoftuar organizata “Studim Kritikë Veprim”.

“Rukiqi ishte i njohur për mungesat e tij të shumta, prandaj më 27 mars ne vendosëm disa fotografi të tij në hapësirat e fakultetit si formë e re e njohjes me kolegët studentë. Ndonëse i vonuar, vendimi i tij është i duhuri. Kështu duhet të veprojnë edhe pjesa tjetër e stafit akademik të papërgjegjshëm që nuk e kanë prioritet universitetin kryesor publik në vend. Ftojmë kolegët tanë studentë që të na ndihmojnë duke raportuar raste të tilla”, thuhet në njoftim.

Sipas ankesave të studentëve të këtij fakulteti, Rukiqin e njohin vetëm si “profesori që nuk vjen kurrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat