E kërcënoi kolegen, arrestohet mjeku i Qendrës së Transfuzionit të Gjakut

Aktuale

E kërcënoi kolegen, arrestohet mjeku i Qendrës së Transfuzionit të Gjakut

Më: 11 prill 2024 Në ora: 22:22
Betim Morina

Policia e Kosovës ka arrestuar mjekun e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Betim Morinën. Morina dyshohet se e ka kërcënuar kolegen e tij të punës, shkruan Insajderi.

Shkak i kërcënimit po del të jetë kontrata e punës.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë i ka caktuar Morinës masën e ndalimit prej 48 orësh.

Por pas shqiptimit të kësaj mase, i njëjti sipas informacioneve të medias ka kërkuar të dërgohet në spital duke thënë se nuk e ka gjendjen e mirë shëndetësore.

Për rastin, media ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga drejtoresha e QKTGJ-së, Bukurije Zhubi, por e njëjta nuk është përgjigjur.

Ky nuk është rasti i parë që ky mjek bie në pranga të policisë. Edhe në vitin e kaluar ai ishte arrestuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

I njëjti e kishte shkelmuar derën e zyrës së një punonjëse në QKKTGJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat