Kryetari i Ferizajt zbulon detajet: U vra një grua dhe u plagos vëllai i saj, kështu ndodhi ngjarja!

Aktuale

Kryetari i Ferizajt zbulon detajet: U vra një grua dhe u plagos vëllai i saj, kështu ndodhi ngjarja!

Nga: M.L. Më: 12 prill 2024 Në ora: 16:18
Agim Aliu

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka reaguar pas vrasjes së rëndë dhe plagosjes që ndodhi (12 prill) sot në Qendrën për Punë Sociale të qytetit.

Në një postim në Facebook Aliu ka shprehur tronditjen e tij për ngjarjen e rëndë.

Ai ka thënë se një grua u vra sot nga ish bashkëshorti i saj, ndërsa u plagos edhe vëllai i viktimës.

“Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni”, shkruan mes tjerash kryetari Aliu.

Postimi i plotë:

Të tronditur thellë, morëm lajmin se pak minuta më parë, një bashkëqytetare e jonë është qëlluar për vdekje nga ish bashkëshorti i saj derisa dorasi ka plagosur edhe vëllain e viktimës.

Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni.

Dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ku me këtë rast i përgëzojmë për efikasitetin e lartë, njëlloj edhe ekipet shëndetësore për reagimin e shpejt e profesional.

Presim nga institucionet e drejtësisë që pas hetimeve, me forcën e ligjit t'i japin dënim meritor dorasit.

Sot, të gjithë të tronditur bashkëndjejmë me familjen e viktimës!

Ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës dhe urojmë shërim të shpejt për të plagosurin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat