Dërgohet në mbajtje për 48 orë i dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj

Aktuale

Dërgohet në mbajtje për 48 orë i dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj

Më: 12 prill 2024 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se i dyshuari V.A., për vrasjen e një gruaje 21-vjeçare dhe plagosjen e 15-vjeçarit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj rreth orës 14:40, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçes dhe plagosjes së 15-vjeçarit, sipas kryeprokurorit të Ferizajt, është ish-burri i viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat