​Osmani përkujton masakrat në Studenicë e Llashticë nga makineria vrastare serbe

Aktuale

​Osmani përkujton masakrat në Studenicë e Llashticë nga makineria vrastare serbe

Më: 13 prill 2024 Në ora: 17:32
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sot masakrat në Studenicë dhe Llashticë 25 vjet më parë kur forcat serbe ekzekutuan gra, pleq e fëmijë të pafajshëm si pjesë e planeve të Serbisë së kasapit Sllobodan Millosheviq për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës.

25 vite më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në një nga ofensivat e tyre për shfarosjen e shqiptarëve dhe spastrimin etnik masakruan 6 të moshuar dhe 4 vajza të mitura të moshës 12-15 vjeçe, të familjeve Lipaj – Zeqiraj në Studenicë të Istogut. Barbaria e regjimit kriminal nuk njohu moshë, prandaj drejtësia është e domosdoshme dhe nuk do të ndalojmë asnjëherë në kërkim të saj”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Më 13 prill 1999 makineria vrastare e Serbisë në Llashticë të Gjilanit, pushkatoi e më pas dogji 13 shqiptarë, ndër të cilët edhe Fisnik Shabanin, dyvjeçar.

“Drejtësia për ta është angazhim i pareshtur i yni. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri,” ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat