Sot Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së Kosovës

Aktuale

Sot Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së Kosovës

Më: 14 prill 2024 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Sot shënohet 13 Prilli si Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë.

Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. 

Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar dhe traumën si pasojë e krimeve të tilla dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësinë e vonuar dhe luftën kundër stigmës.

Në shënimin e kësaj dite, këtë të diel më 14 prill 2024, QKRMT do të organizojë vizitë te memoriali  “Heroinat” në ora 12:00, ku drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti, Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyhrete Tahiri Sulejmani do të mbajnë konferencë për medie, ndërkaq në ora 20:00 do të bëhet ndriçimi i kupolave të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë me ngjyrat e lules Anemonë simbolit të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë.

Ndryshe me propozim të Presidentes Vjosa Osmani,  qeveria, 14 prillin e ka caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat