Ambasadorja Ziv falënderon Hotin për dënimin e sulmit të Iranit ndaj Izraelit

Aktuale

Ambasadorja Ziv falënderon Hotin për dënimin e sulmit të Iranit ndaj Izraelit

Më: 14 prill 2024 Në ora: 21:51
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në “X” e ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Ai është shprehur se është thelbësore që të dënojmë kolektivisht veprime të tilla, të cilat ai i quajti të paprecedentë, njofton Klankosova.tv.

“Sulmi ndaj Izraelit nga Irani përbën një kërcënim të madh. Është thelbësore që ne të dënojmë kolektivisht veprime të tilla të paprecedentë. Kosova qëndron në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështet përpjekjet për zbutjen e tensioneve dhe promovimin e paqes”, është shprehur Hoti.

E për dënimin e këtij sulmi, Hoti është falënderuar nga ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Falënderimin ndaj Hotit, Ziv e ka bërë poashtu përmes rrjetit social “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat