"Javë e rëndësishme në Strasburg", eksperti i jep 'dritën jeshile' Kosovës për anëtarësimin në KiE

Aktuale

"Javë e rëndësishme në Strasburg", eksperti i jep 'dritën jeshile' Kosovës për anëtarësimin në KiE

Më: 14 prill 2024 Në ora: 23:25
Gerald Knaus

Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka shprehur optimizën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai pohoi se Strasburgun e pret javë e rëndësishme gjatë të cilës do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Në një video të publikuar në "X" Knaus tha se Kosova ka pritur shumë gjatë këtë moment dhe është inkurajuar nga vota të rëndëishme në Asamblenë e Parisit javë më parë.

“Javë e rëndësishme në Strasburg, ku Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për anëtarësimin e Kosovës.

Ka arsye për të qenë optimist se demokracia e fundit evropiane që nuk është ende në Këshillin e Evropës do t’i bashkohet së shpejti.

Në interes të të drejtave të njeriut të të gjithëve”, shkruan Knaus.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat