“Burri që vrau ish-gruan 21 vjeçe mund të dënohet me burg përjetë”

Aktuale

“Burri që vrau ish-gruan 21 vjeçe mund të dënohet me burg përjetë”

Më: 15 prill 2024 Në ora: 10:21
Valon Aliu

Avokati Arbër Jashari tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania se Valon Aliu i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes 21 vjeçare Erona Cokli, në Ferizaj të Kosovës, mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Sipas avokatit ky është dënimi maksimal që ai mund të marrë në bazë të kodit penal të Kosovës.

“Nëse do të shpallet fajtor, kodi penal i Republikës së Kosovës, për këto vepra penale, ka planifikuar dënime shumë të ashpra. Kjo kualifikohet si vepër penale vrasje e rëndë.

Për këtë vepër dënimi minimal është 10 vite burg, ndërsa dënimi maksimal është burgimi i përjetshëm. Për raste të ngjashme, janë marrë dënime me burg të përjetshëm”,-tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat