“Ndalimi i Jankoviqit dhe katër policëve”, Sveçla e quan akt të paprecedent të Serbisë ndaj policisë

Aktuale

“Ndalimi i Jankoviqit dhe katër policëve”, Sveçla e quan akt të paprecedent të Serbisë ndaj policisë

Më: 18 prill 2024 Në ora: 10:10
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur akt të paprecedent veprimin e autoriteteve serbe është duke i mbajtur që nga dje në Serbi zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq dhe katër zyrtarë policorë.

Ai në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës ka thënë se Jankoviq nuk gjendet në ceremoni pasi po mbahet pa asnjë arsyetim në Rashkë të Serbisë.

“Dejan Jankoviq, dje është ndaluar dhe po mbahet pa asnjë arsyetim në Rashkë të Serbisë edhe katër zyrtarë tjerë policorë. Ky është akt i paprecedent i Serbisë mes shumë veprimesh e sulmesh ndaj policisë së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Sipas tij, ky është sulm i drejtpërdrejtë i Serbisë ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb brenda policisë së kosovës që gjejnë vullnetin dhe guximin të bashkohen në rrugën e përbnashkët,që synon shërbim e siguri për të gjithë qytetarët dhe stabilitet në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat