Kurti zbulon emrat e zyrtarëve të policisë që janë arrestuar dje nga Serbia - lirohen sot 4 prej tyre

Aktuale

Kurti zbulon emrat e zyrtarëve të policisë që janë arrestuar dje nga Serbia - lirohen sot 4 prej tyre

Nga: Bota sot Më: 18 prill 2024 Në ora: 10:16 Përditësuar në ora: 12:21 më 18.04.2024
Qeveria e Kosovës

Qeveria voton marrëveshjen ndërkombëtare prej 25 milionë euro, dedikohen për ndërtimin e banesave sociale

Qeveria e Kosovës në mbledhje të mbajtur të enjten ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi Social Adekuat”.

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dubruna, tha se ky projekt siguron një pjesë të rëndësishme të financimit për banimi social.

“Ky projekt siguron një pjesë të rëndësishme të financimit për banimi social si një prej prioritet të qeverisë.

Objektivi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i sistemit të menaxhimit të banimit social në Kosovë nga rritja e numrit të njësive të banimit social në vend. Marrëveshja e kredisë arrin vlerën totale prej 25 milionë euro”, ka thënë ai.

Qeveria miraton Projektligjin për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale për Infermierë, Kirurgë, Veterinarë, Farmacistë dhe Mami

Qeveria ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale për Infermierë, Kirurgë, Veterinarë, Farmacistë dhe Mami në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë të Lirë të Evropës Qendrore.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qëllimi i këtij projektligji është njohja e Kualifikimeve Profesionale për Infermier, Kirurg, Veterinar, Farmacist dhe Mamive të arritur në tetor të vitit të kaluar.

Kjo marrëveshje është arritur në proces të Berlinit mes 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

“Qëllimi i këtij projektligji është njohja e Kualifikimeve Profesionale për Infermier, Kirurg, Veterinar, Farmacist dhe Mamive të arritur në tetor të viti të kaluar kjo marrëveshje është arritur në proces të Berlinit mesë 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë”, ka thënë ai.

Vrasjet e grave, Kurti: Ka dështuar sistemi gjyqësor dhe prokurorial

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vlerësuar të dështuar sistemin gjyqësor dhe prokurorial, pas dy rasteve të vrasjes së grave nga bashkëshortët e tyre, javën e fundit.

Ai tha se krimet kundër grave përveç dështimit të sistemit, tregojnë pasojat e ndëshkimeve të ulëta.

“Ajo që ndodhi te premten dhe të martën, këto krime kundër grave tregojnë pasojat e ndëshkimeve të ulëta, jo rrallë herë mosndëshkueshmërisë. Tregojnë dështimin e sistemit gjyqësor e prokurorial për vendosjen e drejtësisë në shtetin tonë. Dënimet e mangëta janë shkelje mbi të drejtat e viktimave.

Këto të mbuluar me mungesën e llogaridhënies dhe transparencës në detyrë të sistemit të drejtësisë nuk falen nga qytetarët tanë. Si zë i tyre kemi përgjegjësinë të ndërmarrim masa për të vendosur llogaridhënien aty ku është e domosdoshme e për të kërkuar drejtësinë me çdo kusht aty ku ajo mungon”, tha Kurti.

Haxhiu për vrasjet e grave përmend rishikimin e Kodit Penal: Për të fituar këtë betejë, na duhet punë serioze

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar më shumë angazhim nga institucionet për vrasjet e grave në Kosovë. Duke përmendur vrasjen e grave në Ferizaj e Pejë, Haxhiu e sheh të domosdoshme rishikimin e Kodit Penal dhe Procedurës Penale.

Ministrja Haxhiu, ka thënë se databazën që e posedon dikasteri i saj, çdo muaj raportohen mbi 200 raste të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Angazhim, ka kërkuar edhe nga niveli lokal.

“Ditët që lamë pas të gjithë përjetuam pikëllim qe solli  dy ngjarjet e renda në Kosovës. Kosova që prej çlirimit të saj ka 99 gra të vrara nga këto 64 gra janë të vrara. Bazuar në databazën e MD-së kemi mbi 200 raste që raportohen çdo muaj për dhunë ndaj grave dhe në familje. Kërkohet angazhimi më i madh i institucioneve. Këtu përfshihet edhe domosdoshmëri e nivelit komunal”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka pasur kritika edhe për sistemin gjyqësor, duke thënë se kryerësit e këtyre veprave kanë qenë recidivist. E për ta fituar, siç ka thënë këtë betejë, Haxhiu ka përmendur nismën për rishikimin e Kodit Penal dhe atij Civil.

“Personat e dyshuar po del që janë recidivist. Përkundër që kemi marr shumë masa po duket që duhet të vazhdojmë ende me punë e angazhim. Për të fituar këtë betejë, na duhet punë serioze. Kur dhuna ndodh duhet përgjigje e duhur institucionale. Do të bëjmë edhe një herë rishikimin Kodit Penal dhe Procedurës Penale. Jemi duke punuar në rishikimin e dispozitave për armët. Politikat e ulëta ndëshkimore, moszbatimi i ndryshimeve të reja në Kodin Penal”, ka thënë ajo.

Kurti: Mbështetja e para dy ditëve, thirrje e qartë që Komiteti i Ministrave të na ftojë për t’iu bashkuar KiE në maj

Kryeministri Albin Kurti e nisi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke thënë se Kosova arriti një sukses të jashtëzakonshëm pardje, kur mori PO-në e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për anëtarësim në këtë organizatë.

Kurti tha se “faktet” dhe “mbështetja e fuqishme para dy ditëve” janë “thirrje të qarta për Komitetin e Ministrave që ta trajtojnë aplikimin tonë në muajin maj dhe që Kosova ta pranojë ftesën për t’iu bashkuar Këshillit të Europës po atë muaj”.

Ai tha se nga anëtarësimi i Kosovës në KiE do të përfytojnë qytetarët, ndërsa theksoi se “përfituesit më të mëdhenj do të jenë pikërisht komunitetet joshumicë dhe grupet e marxhinalizuara të shoqërisë”.

Paraprakisht, Kurti përmendi se si “edhe pse kishim nevojë për 2/3 e votave në favor, pra, afër 67%, ne i arritëm 82% të votave në favor”.

“Kjo është një shenjë e qartë e vitalitetit dhe angazhimit të suksesshëm të diplomacisë së Republikës së Kosovës. Për këtë, edhe një herë nga kjo sallë dua ta falënderoj zëvendëskryeministren dhe ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë, zonjën Donika Gërvalla Schwarz”, tha ai.

Kurti tha se “suksesi i arritur në këto dy vitet e fundit në këtë proces bënë që argumentet në favor të anëtarësimit të Republikës së Kosovës të mos jenë vetëm tonat”.

“Sot konstatojmë që kjo e arritur e përbashkët e shtetit dhe qytetarëve na gëzon të gjithëve, për punën e kontributin e deritanishëm, por njëkohësisht edhe për mundësitë e reja që i kemi përpara”, tha ai.

Kurti: Janë liruar policët e arrestuar nga Serbia, përveç zëvendësdrejtorit Jakoviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas informacioneve të fundit, katër zyrtarë policorë të Kosovës, që po mbaheshin në Rashkë të Serbisë, janë liruar dhe i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se zyrtarët policorë ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë.

"Zëvendësdrejtori i policisë vazhdon të mbahet në burg në Serbi", tha Kurti, duke iu referuar Jankoviqit.

Kurti tregon emrat e zyrtarëve të policisë që janë arrestuar dje nga Serbia – pesë ende në mbajtje

Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, tha se Serbia u hakmor kundër qytetarëve të Kosovës, duke i keqtrajtuar nëpër pikat kufitare veçse deshën ta përdorin territorin serb si tranzit.

Kurti, duke ua zbuluar emrat, tha se ende pesë policë të Kosovës janë duke u mbajtur nga Serbia.

“Serbia ndaloi në kufi përmbi 20 orë qindra qytetarë të vendit tonë, të cilët Serbinë e shfrytëzonin jo si destinim, por si tranzit për t’u kthyer apo për të shkuar në vendet e BE-së. Në mesin e të arrestuarve e të ndaluarve ishte edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga radhët e komunitetit joshumicë serb në Kosovë. Sipas informacioneve që kemi, ai është dërguar në Rashkë. Nga e kaluara e dimë që në rast të dërgimit atje, ata që ndalohen intervistohen nga akterë të ndryshëm të shtetit të Serbisë. Dje në ndalim kanë qenë gjithsej 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, serbë dhe shqiptarë, që janë ndaluar në pikëkalimet kufitare në Merdarë, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Pesë nga ta janë liruar, ndërkaq pesë ndodhën akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe Jankoviq. Por aty janë edhe Sinisha Miliq, Zoran Marinkoviq, Boban Simeunoviq dhe Ramiz Ibrahimi”.

Ai tha se veprimi i Serbisë është akt i ulët i hakmarrjes për suksesin e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE. Ndërkaq, Kurti tha se keqtrajtimi i qytetarëve të Kosovës është po ashtu akt i rëndë i shkeljes së të drejtave të njeriut, lëvizjes së mirë dhe parimit të fqinjësisë së mirë.

“Me veprimin e djeshëm, Serbia ka shkelë një grumbull marrëveshjes, përfshirë atë të korrikut 2011 për lëvizje të lirë të qytetarëve, marrëveshjen e nëntorit të vitit 2022 për lëvizje të lirë me karta identiteti mes vendeve të BP dhe marrëveshjen bazike të shkurtit të 2023-ës në Bruksel për normalizim marrëdhënies e për fqinjësi të mirë”.

Kryeministri Kurti tha se keqtrajtimi i qytetarëve të Kosovës “na e risolli kujtimet e hidhura të Serbisë së Millosheviqit, duke në rikujtuar kështu që ajo që ngelet e njëjta ngaqë udhëhiqet nga një ish-vartës i tij”.

Kurti tha se qëllimi i Serbisë me ndalimin e qytetarëve  të Kosovës ishte ngritja e tensioneve.

“Për më tepër është menduar edhe si akt me qëllim eskalimin e tensioneve. Kjo sepse Serbisë nuk i konvenon normaliteti, paqja dhe qetësia në rajon e sidomos në Kosovë”.

Ai tha se Serbia është në kërkim të vazhdueshëm të konflikteve herë në Kosovë, herë në Bosnjë e herë në Mal të Zi, e herë në të tri këto shtete bashkë.

Kurti: Jankoviq është dërguar në Rashkë

Kryeministri Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur për arrestimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, teksa ka thënë se dërgimi i tij në Rashkë nënkupton intervistimin nga akterë shtetërore të Serbisë.

“Sipas informatave që kemi zëvendësdrejtori Jankoviq është dërguar në Rashkë.

Nga e kaluara e dimë që ata që janë dërguar atje, intervistohen nga akterë të ndryshëm shtetërore të Serbisë.

Dje në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, serb dhe shqiptarë”, ka thënë Kurti në hyrje të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

​Kurti akuzon Serbinë se është burim i kërcënimit të rajonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me veprimin e djeshëm, Serbia ka shkelur një grumbull marrëveshjesh të arritura ndër vite në Bruksel. Këtë shtet, Kurti e konsideron si burim të kërcënimit të paqes dhe sigurisë në rajon.

Kreu i ekzekutivit, ka thënë se Serbia është hakmarrë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e miratoi rekomandimin e raportueses Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Rezultati i cili u morr të martën në Asamblenë Parlamentare në KIE ishte një sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën për dy arsye kryesore: e para e mbylli etapën me të rëndësishme për interesim, e dyta ne arritëm 82 për qind të votave. Për këtë edhe një herë nga kjo sall dua ta falënderoj ministren Donika Gërvalla. Nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë përfitues do të jenë qytetarët. Dje Serbia u hakmor, ndaloi në kufi qytetarë tanë që Serbinë e shfrytëzonin si transit. Në mesin e ndaluarve dhe të arrestuarave ishe edhe zëvendësdrejtori serb në Kosovë. Dejetori Jakoviq është dërguar në Rashkë”, ka thënë Kurti në fjalën e tij para kabinetit qeveritar.

“Dje në ndalim kanë qenë gjithsej 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovë, përfshirë serb edhe shqiptar, 5 janë liruar dhe 5 janë në mbajtje. Veprimi i Serbisë është akt i ulët i hakmarrjes për anëtarësimin e Kosovës. Me veprimin e djeshëm, Serbia ka shkelur një grumbull marrëveshjesh. Serbia është burimi i kërcënimit të paqes e sigurisë në rajon. Ajo ka rreshtim me federatën ruse të cilën nuk e ka sanksionuar. Ndalimi u bë dje në përkujtimin e masakrave në Poklek e Qikatovë”, u shpreh Kurti.

Kurti i thërret ministrat

Kurti i thërret ministrat, në 10:30 mbahet një mbledhje e Qeverisë – ky është rendi i ditës

Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë.

Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:30, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit, duke njoftuar për agjendën e kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat