Ish koloneli: Serbia po përdor presion për të ndikuar në punën e serbëve në Kosovë

Aktuale

Ish koloneli: Serbia po përdor presion për të ndikuar në punën e serbëve në Kosovë

Më: 18 prill 2024 Në ora: 17:55
Rrahman Sylejmani

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit, po mbahet në burg në Serbi, për këtë ish-nënkoloneli, Rrahman Sylejmani, ka thënë se Serbia po përpiqet të përdorë tensionet dhe presionin për të ndikuar tek serbët në lëshimin e punës së tyre në Kosovë.

Sylejmani ka thënë se me Jankoviqin kishte punuar për një kohë, dhe e ka vlerësuar si person të çmuar dhe të respektuar në policinë kosovare.

“Këtë e shoh në përpjekjen e presionit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të minoriteteve të komunitetit serb që të kundërshtojnë, sepse Dejan Jankoviq kam punuar me të është një person shumë i çmuar dhe i respektuar në Policinë e Kosovës që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha fazat e zhvillimit dhe progresit të Policisë së Kosovës që nga fillimi”, ka deklaruar ai.

Sylejmani gjithashtu ka përmendur se ndaj zëvendësdrejtorit Jankoviq ka pasur atentat në vitet 2005-2006 nga Serbia, megjithatë sipas tij, ai ka qëndruar i palëkundur ndaj presioneve.

“Ky ka pasur edhe një tentim atentat në vitet e 2005 ose 2006, dhe aty ka pasur dyshime që qëndron bija e Serbisë ka gisht në atë atentat edhe pse janë munduar ta tregojnë si sulm nga shqiptarëve në Kosovë. Ky nuk iu ka nënshtruar atyre presioneve edhe besoj që do të qëndroj i dinjitetshëm edhe i tillë, sepse kështu është. Kjo është përpjekje për t’i frikësuar atë numër që punojnë dhe të lëshojnë shërbimin në Policinë e Kosovës”, është shprehur ai.

“Mosndëshkimi i Serbisë nga BE-ja por edhe mekanizmave tjera ndërkombëtare atëherë çfarë të presim tjetër ne të ndodhë, kur ai [president serb, Vuçiq] aq shumë po ledhatohet edhe po marrin kontra efekt, sepse ata as nuk po munden ta ndajnë nga Rusia e as me disiplinu në asnjë pikë”, ka deklaruar tutje Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat