Paçarizi: Kosova s’ka raporte të mira me shtetet e rajonit, duhet me pa veten në pasqyrë

Aktuale

Paçarizi: Kosova s’ka raporte të mira me shtetet e rajonit, duhet me pa veten në pasqyrë

Më: 18 prill 2024 Në ora: 22:42
Opinionisti Rrahman Paçarizi

Opinionisti Rrahman Paçarizi vlerëson se Kosova nuk ka raporte të mira me shtetet e rajonit.

“Pavarësisht, është krejt e dukshme që raportet e Kosovës me Maqedoninë, me Malin e Zi dhe Shqipërinë nuk janë në nivelin e duhur, nëse me tre shtetet je keq duhet me pa veten në pasqyrë”, u shpreh Paçarizi.

“Ka pasur ngacmime, i ka Rama fajet e veta, i ka edhe Kurti fajet e veta, por cilat janë problemet e qeverisë aktuale të Maqedonisë”.

“Këtu kemi inate personale, Rama dhe Kurti të dytë kanë qejf me qenë lider, nëse këtu ekziston ky raport, s’ka qenë ky raport me Abazoviqin, i cili nuk ka pasë tendencë me qenë lider rajonal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat