Alarmon Gecaj: Stërvitjet ushtarake serbe paraqesin mesazh kërcënues për Kosovën

Aktuale

Alarmon Gecaj: Stërvitjet ushtarake serbe paraqesin mesazh kërcënues për Kosovën

Më: 19 prill 2024 Në ora: 19:43
Eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj

Eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj, ka thënë se ushtrimi i Serbisë në kufi është mesazh kërcënues për Kosovën.

Sipas Gecajt, kjo për shkak se ky nuk është ushtrim i thjeshtë dhe sipas tij, janë përdorur armatime të sofistikuara dhe të reja.

“Është paralajmëruar ky ushtrim që do të jetë i madh, do të përdoren edhe armatimet e reja që Serbia i ka futur në përdorimin e saj në ushtrinë serbe. Element kyç për gjithë këtë ngjarje që po ndodhë është politika të cilën po udhëheqë Serbia, sepse bazuar në politikën merren edhe vendimet e ndryshme që pasojnë si ky provokim me ushtrim të madh në pjesën jugore të Serbisë, ku si mesazh në fakt paraqet një mesazh kërcënues për Kosovën për shkak se përdoren armatime të sofistikuara armatime të reja, dhe përdoren njësitet e shumta të kombinuara që nuk janë thjesht një ushtrim i zakonshëm por është një kombinim taktik i mjeteve luftarake dhe ato që i kishte në posedim më herët ushtria serbe dhe ato që janë blerë kohëve të fundit”, u shpreh Gecaj.

“Serbia asnjëherë nuk i ka ndalë provokimet që nga mbarimi i luftës, një sulm real në Kosovës është i pamundur nga ana e Serbisë, këtu ka një kontroll NATO-ja. NATO ka një përgjegjësi për sigurinë e këtij rajoni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat