Policia tregon për situatën e sigurisë në orët e para të mëngjesit në veri

Aktuale

Policia tregon për situatën e sigurisë në orët e para të mëngjesit në veri

Më: 21 prill 2024 Në ora: 08:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani ka thënë se gjendja e sigurisë në orët e para të votimit në katër komunat veriore të Kosovës është e qetë.

“Situata është e qetë’, ka thënë shkurt Elshani.

Ndryshe, sot, (e diel) do të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat veriore të Kosovës.

Shumica e qendrave të votimit janë hapur nga ora 07:00 deri në 19:00.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte deklaruar se do të jenë të gatshme t’i ndihmojnë KQZ-së për të organizuar një votim të mirë dhe paqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat