​Bërnjak: Qendra e votimit, pa ngrohje e pa ndriqim

Aktuale

​Bërnjak: Qendra e votimit, pa ngrohje e pa ndriqim

Më: 21 prill 2024 Në ora: 09:37
Qendra e votimit në Bërnjak

Qendra e votimit në Bërnjak nuk është pajisur as me ndriqim e as me ngrohje.

Në procesin e votimit "pro" ose "kundër" shkarkimit të kryetarëve të komunave në pjesën veriore të vendit, nuk është parë interesim i qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar as në këtë pikë.

Ndërsa, mbi 46 mijë e 500 qytetarë kanë të drejtë vote për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndryshe, në rast mos shkarkimi kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të sigurt, pasi partitë serbe u kanë bërë thirrje serbëve lokalë të bojkotojnë procesin e votimit.

Kryetarët shqiptarë morën pushtetin, pasi Lista Serbe u bëri thirrje qytetarëve t’i bojkotojnë zgjedhjet e prillit 2023, të cilat u organizuan pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022 me iniciativën e Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat