“Abstenimi”, metoda më e lehtë që serbët lokalë po zgjedhin

Aktuale

“Abstenimi”, metoda më e lehtë që serbët lokalë po zgjedhin

Më: 21 prill 2024 Në ora: 11:04
Sylë Ukshini

Sylë Ukshini, ish-ambasador i Kosovës në Shqipëri, ka thënë se serbët lokalë po e zgjedhin metodën më të lehtë, atë të abstenimit. 

Ukshini u shpreh se Serbia do të provokojë në mënyrë që ta fus Qeverinë e Kosovës në kurth.

“Serbët lokalë janë në peng të disa strukturave të vjetra që 25 vite dhe popullata në fakt nuk guxon të dalë në zgjedhje. Mund të ketë ndryshim por është edhe një vetë censure… njerëzit e zgjedhin metodën më të lehtë, të abstenimit. Serbia ka vetëm një qëllim, përpara është maji i këtij viti ku këshillat e ministrave vendosin për anëtarësimin e Kosovës ose jo në Këshillin e Evropës dhe Serbia do të përdorë krejt arsenalin që ka në duart e saj, do të provokojë dhe ka një shpresë se mbase kosovarët do të revoltohen dhe do të bëjnë ndonjë ekses… Serbia po do me çdo kusht provokacione në mënyrë që ta fus Qeverinë e Kosovës në kurth”, tha ai.

Ukshini ka kërkuar që të operohet me shumë kujdes.

“Edhe qeveria edhe gazetarët edhe publiku duhet të jemi të kujdesshëm sepse mund të ketë një provokim edhe brenda Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat