Votimi në veri, Elshani: Nuk presim që të ketë probleme

Aktuale

Votimi në veri, Elshani: Nuk presim që të ketë probleme

Më: 21 prill 2024 Në ora: 11:41
Veton Elshani

Sot po zhvillohet procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore.

Qytetarët serbë do të kenë mundësi që të shprehin mendimin e tyre nëse janë për të qëndruar apo për t’u larguar nga pozitat e tyre, kryetarët aktualë.

Lidhur me situatën e sigurisë, gjithçka duket e qetë deri më tani.

Zëvendësdrejtori i policisë për veriun Veton Elshani, tha se nuk është shënuar asnjë incident.

“Nuk ka pasur probleme dhe nuk presim që të ketë”, tha Elshani për Klankosova.tv

Deri më tani se interesimi për të votuar të qytetarëve duket se është i ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat