Ish-ministri Ferati: Për bojkotim të votimeve në veri, përgjegjësinë e ka Beogradi

Aktuale

Ish-ministri Ferati: Për bojkotim të votimeve në veri, përgjegjësinë e ka Beogradi

Më: 21 prill 2024 Në ora: 11:49
Sadri Ferati

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, në një lidhje direkte në edicionin special për votimet në veri në RTV Dukagjini, ka thënë se për bojkotimin e votimeve në veri, Beogradi e mban gjithë përgjegjësinë që sipas tij, përmes Listës Serbe ka thirrur bojkot.

Ferati ka thënë se çështja e shkarkimit të kryetarëve është e përcaktuar me ligjin për vetë-qeverisjen lokale dhe se gjithçka që po ndodh është legale dhe konform ligjeve të Republikës së Kosovës

“Një prej formave të shkarkimit të kryetarëve është edhe organizimi i peticioneve e pastaj i votimit, dhe deklarimi i qytetarëve nëse janë për shkarkimin e zgjedhjeve apo jo, e pastaj organizimi i zgjedhjeve”, ka thënë Ferati.

AI ka thënë se bojkoti nga Lista Serbe nuk ka ardhur rastësisht sepse sipas tij, ata kanë pasur dilema nëse ata mund të ia dilnin.

“Edhe ashtu ata kanë parë disa probleme sepse bojkoti nuk ka ardhur rastësisht sepse e kanë pare që ka dilema nëse ata mund të ia dalin”, është shprehur ish-ministri.

Ferati është shprehur se që tani rezultati shihet dhe se ai është që nuk do të ketë ndryshime, dhe se kryetarët aktual do ta vazhdojnë mandatin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat